Që Kate Middleton është një ikonë e stilit është e gjithë ditur tashmë, por gjëja që na bën habi është fakti se si ja bën dukesha të ketë një stil pa të metë edhe gjatë shtatzënisë? Tashmë në ditët e fundit të shtatzënisë, pasi Kate duhet të lindi në prill, ajo paraqitet gjithmonë me veshje njëra më elegante se tjetra, pa sakrifikuar aspak stilin, e mbi të gjitha pa zbritur nga takat.
Nga veshja e saj jeshile me të cilën tërhoqi shumë vëmendje, tek veshjet më të zakonshme e sportive, veshjet e Kate na surprizojnë gjithmonë. Por ajo që godet më së shumti në stilin e saj, janë këpucët. Qofshin Jimmy Choo ose Prada, ajo që nuk mungon kurrë është taka.
Për rrobat e saj, Kate Middleton shpesh zgjedh krijimet elegante të Séraphine dhe hijeshinë e rafinuar të Jenny Packham. Më poshtë po ju japim veshjet më të bukura të Kate të veshura gjatë shtatzënisë.



















