Princ Harry dhe Meghan Markle jo vetëm që dashurohen, por duket se edhe e adhurojnë njëri-tjetrin, e kjo më së miri u pa edhe në daljen e tyre të fundit së bashku. Pas udhëtimeve të kohëve të fundit në Skoci dhe Uells, dyshja e shumë përfolur e momentit, bënë udhëtimin e tyre të parë zyrtar të përbashkët në Irlandën e Veriut të premten.
Ndalesa e tyre e parë ishte qendra e Eikon në Lisburn, e cila po organizonte një ngjarje për të festuar vitin e dytë të nismës Amazing the Space, një nismë për të rinjtë, për ndërtimin e së cilës po ndihmon dhe Princ Harry. E ndërsa Harry bisedonte me njerëzit, Meghan i hidhte atij vazhdimisht disa shikime plot adhurim. Të dy të dashuruarit ishin gjatë të gjithë kohës të buzëqeshur, ndërsa sytë e tyre lexonin vetëm lumturi.
Pas dërgimit të ftesave të tyre të dasmës këtë javë, çifti tashmë po numëron ditën deri në afrimin e datës së madhe, por kjo nuk do të thotë se detyrat e tyre mbretërore do të ngadalësohen. Vizita e tyre në Irlandën e Veriut më vonë do të pasohet edhe nga një vizitë në Bar Crown në Belfast, një udhëtim për të takuar sipërmarrësit e rinj dhe më në fund një turne në Titanik Belfast, një nga atraksionet kryesore turistike të qytetit.



















