Eva Murati është një ndër prezantueset më të bukura shqiptare. E ftuar sot në emisionin “Thumb”, ajo ka komentuar debatin e hapur së fundmi, sa i përket veshjes së moderatoreve sportive. Sipas Evës nuk është e rëndësishme nëse e ke hapur dekoltenë apo jo, por përmbajtja që vendos të transmetosh.
I gjithë debati i veshjes së prezanuesve të programeve sportive nisi pasi Mustafa Nano i dediko një emision kësaj teme, duke dalluar në veçanti veshjen e Ilda Bejlerit e Bora Zemanit. E pyetur se si i duke veshja e Ilda Bejlerit, Eva tha se, sipas saj, Ilda duhej ta tregonte veten më mirë në lidhje me këtë debat.
Veç të tjerash, moderatores iu shkëput edhe një koment për Luana Vjollcën. E pyetur nëse edhe ajo, ashtu si Luana, kishte menduar ndonjëherë të këndonte, Eva u shpreh se Luana nuk është shembulli që ajo parapëlqen të ndjekë.



















