KreuCelebrity

Xhemi Shehu në telashe, kërkon ndihmë e ndjekësve për ta zgjidhur

Që Xhemi Shehu nuk i ka mirë punët me rrjetet sociale, këtë e kemi kuptuar kohë. Përpos faktit që moderatorja poston rrallë herë foto, ajo e ka mbyllur dhe është rikthyer sërish disa herë në Instagram. E ndërsa të gjithë menduam, përfshirë edhe Xhemin, se më në fund moderatorja gjeti qetësi me faqen e re të Instargramit, tashmë është shfaqur një tjetër problem.

Me sa duket dikush ka hapur një adresë false me emrin e saj. Këtë e ka bërë të ditur vetë Xhemi, ndërsa ka postuar në Insta Story-e saj faqen e rreme, ndërsa u kërkon ndjekësve të saj që ta bëjnë report.

Nuk dihet se kush mund ta ketë hapur këtë faqe false të moderatores, por Xhemi nuk është i pari person që i bëhet një gjë e tillë. Veç të mirave të shumta, këto janë edhe disa nga rreziqet që na kanosen në rrjetet sociale.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF