Gorge Clooney ishte dikur një nga beqarët më hot të Hollywood, i cili u betua se nuk do të martohej më kurrë, pas martesës me aktoren Talia Balsam nga viti 1989 deri në vitin 1993. Por kjo ndodhi deri sa takoi Amal Alamuddin. Ai u takua me zonjën e tij në shtëpinë e tij në liqenin Como të Italisë në vitin 2013.
“Një miku jonë i përbashkët më mori në telefon dhe më tha se do të kalonte në shtëpinë time dhe më pyeti nëse mund të merrte një mikeshën e tij, i thash që sigurisht që mund ta merrte. Prindërit e mi ishin në shtëpi dhe ne vetëm folëm dhe qëndruam gjatë, më pas i dhashë adresë time të emil-it sepse ajo do të më dërgonte disa fotografi të prindërve të mi dhe më pas filluam të flisnim. Por nuk e dija nëse do të dëshironte të dilte me mua sepse ne ishim vetëm shokë”, tha George.
Ai shtoi më tej se i ka shkuar mbrapa aktores për shumë muaj. “E dija që ne do të përfundonim bashkë që në momentin e parë që e pashë dhe për këtë i kam shkruar gjatë të gjithë kohës”, rrëfeu aktori. Ata janë tashmë të martuar, ndërsa jeta e tyre u lumturua edhe më shumë me ardhjen në jetë të dy binjakëve.



















