KreuCelebrity

Imiton personazhet e Klan, Rezart Veleshnja tregon pse kjo zgjedhje

Nga politikanët tek personazhe të ndryshëm të showbizz-it, Rezart Veleshnja ka sjellë imitime të shumta, duke u kthyer kështu në një ndër personazhet më të dashur për publikun. E ndër imitimet e tij, ajo që na ka rënë në sy, ka qenë fakti se Veleshnja ka imituar personazhe të njohur të televizionit Klan, si Ardit Gjebrea, Arian Çani, Rudina Magjistari, Eni shehu etj.

Pse kjo zgjedhje? Pikërisht këtë pyetje i ka bërë Nevina, prezantuesja e “Jo vetëm modë”, e cila zhvilloi një intervistë me aktorin në skenën e Portokallisë. “Jo këto thua ti që janë se unë kam emra të tjerë, ai e ka emrin Vani, ti thua që i ngjan Çanit, mbase i ngjan, nuk e di… Personazhi im është Vani, është personazh më vete, nuk ka lidhje fare”, u shpreh aktori.

E sigurisht që jo të gjithë personazhet që ai imiton janë të kënaqur me mënyrën se si aktori i sjell ata. “Drejtpërdrejt unë nuk kam pasur komente, por ka pasur mospëlqime. Çdo njeri kërkon perfekten tek vetja pavarësisht se imitimi e ekzagjeron. Një pjesë tjetër është akoma më rëndë se e marrin personale. Sigurisht që ne nuk jemi këtu për të denigruar personazhet apo jetën e tyre private, ne merremi me atë ç’ka ata bëjnë në televizion, kaq”, tha Veleshnja.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF