Skandalet seksuale po godasin gjithnjë e më shuam Hollywood-in, e më akoma më shumë personazhe të njohur akuzohen të përfshirë, por ai nuk është i vetmi vend ku ndodhin ngacmime të tilla. Po në Shqipëri çfarë ndodh? E ftuar në emisionin “Thumb”, ditën e djeshme, aktorja Ema Andre ka folur hapur rreth kësaj teme. E ndërsa u pyet nëse atë e kishin ngacmuar, ajo u përgjigj me vendosmëri se kishte ndodhur diçka e tillë.
“Po, po, po mua më kanë ngacmuar seksualisht. Më kanë bërë oferta seksuale për të më marrë në punë,hapur fare. Edhe më kanë joshur seksualisht. Kam zgjedhur ndryshe sepse unë seks dhe dashuri bëj me kë zgjedh unë dhe jo me kë kam interes”, tha aktorja.
E pyetur nëse persona të tillë ishin hakmarrë me të pas refuzimit, Ema u përgjigj: Ja ku jam sot! Kam disa role më pak, kam ca para më pak, por është në rregull. Unë i shoh në sy sot ata, nuk e di si më shikojnë mua ata.



















