Selena Gomez dhe Justin Bieber mund të jenë në një situatë krize, disa thonë se kanë marrë pushim, por foto të Justin me një vajzë tjetër bënë xhiro në rrjet. Gjithsesi, duket se këto lajme nuk e kanë shqetësuar shumë këngëtaren e hitit “Fetish” dhe nuk do të thotë se ajo nuk mund të ketë pak argëtim.
E freskët nga udhëtimi i saj në Australi, Gomez u kthye në shtëpi dhe mori edhe një surprizë të bukur nga një prej miqve të saj. Ajo ka postuar edhe foton e parë në Instagram që kur Justin u pa të dilte me një vajzë tjetër, ku bën të qartë se ajo po jeton jetën e saj më së miri dhe se ka miqtë që e mbështesin pa kushte.
Në foton e postuar duket Selena dhe një portret i veçantë i saj, i bërë nga Jojo Anvaim. “Jo, jo, ti je i çmendur. Faleminderit nga thellësia e zemrës sime”, ka shkruar ajo.