KreuCelebrity

Nesër ‘Në kurthin e Piter Pan’, kjo është këngëtarja që do të përballet me fëmijët!

Formati më i ri që ka nisur në televizionin Klan është ‘Në kurthin e Piter Pan’, protagonist të të cilit janë fëmijët. E hëna që shkoi gjeti përballë të të vegjëlve Ermal Mamaqin dhe Xhensila Myrtezaj, të cilët duhet t’u përgjigjeshin pyetjeve të përgatitura nga të përzgjedhurit e spektaklit. Duke u përpjekur t’i vënë në vështirësi, personazhet nuk ia kanë hedhur lehtë me përgjigjet.

https://www.instagram.com/p/Bgg9c5Uggpk/

E nesërmja shënon dhe transmetimin e puntatës së dytë të këtij formati. Një nga të ftuarit do të jetë edhe Manjola Nallbani, e lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja. Ajo ka potuar një video të shkurtër në rrjetet sociale, ku shihet e rrethuar nga fëmijët. “Nesër në TV Klan. Na ndiqni në super produksionin ‘Në kurthin e Piter Pan'”, ka shkruar Nallbani, ndërsa pritet të shohim jo pak surpriza nga pyetjet e vogëlushve.

https://www.instagram.com/p/BgwM9bynJSO/

Edhe këtë herë, Manjola është shoqëruar nga Sindi, e cila kujdeset të jetë gjithmonë e pranishme në prapaskenat apo provat e artistes. Tashmë, presim të zbulojmë se çfarë sekreti do të zbulojnë fëmijët nga Nallbani!

https://www.instagram.com/p/BgOknu4Hy4k/

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF