E shohim çdo javë në ekran me emisionin ‘Thurje’, ashtu sikurse për shumë kohë e kujtonim si imazhin e Digitalb. Njohur ndryshe dhe si ndër vajzat më natyrale të televizionit, Jonida Vokshi ka ruajtur një pamje pothuajse të pandryshuar nga dalja e parë publike, e deri më sot. Por, duket se Vokshi do të hedhë një hap më tutje për sa i përket paraqitjes.
Moderatorja i ka surprizuar të gjithë me postimin e fundit, ku shihet bjonde, shumë larg ngjyrës së saj origjinale. Me sa kuptohet, ky ka qenë thjesht një modifikim me anë të ndonjë aplikacioni, pasi Jonida e ka përdorur imazhin për të hapur një sondazh. Ajo ka pyetur fansat nëse duhet t’i ndryshojë flokët në bjonde, e në fakt, deri më tani, mbi 50% e tyre kanë votuar për ‘po’.
Vokshi nuk ka eksperimentuar me ndërrimin e nuancës së flokëve, madje përfshihet tek rastet e rralla të vajzave të ekranit, që kanë ruajtur ngjyrën natyrale. E vetmja herë që Jonida na surprizoi ishte disa vite më parë, kur vendosi t’i priste flokët fare shkurt. Të ndërrojë mendje, vallë moderatorja? Mbetet për t’u parë.