Riri është fokusuar më shumë se kurrë në biznes, e këtu nuk po flasim për industrinë e muzikës. Ndoshta duhet dhe pak që këngëtarja të na paraqesë një tjetër projekt në planin artistik, ndërsa duket se po fiton së shumti nga linja e saj Fenty. Si për veshjet, ashtu dhe në kozmetikë, Rihanna po korr jo pak sukses.
Sipas të rejave më të fundit, Riri po mendon të lançojë linjën personale të të brendshmeve. Duke marrë parasysh ecurinë e bizneseve të fundit, mendohet se një hap i tillë i hedhur nga këngëtarja do të shënojë kulmin e arritjeve financiare për të. Nuk dihet ende një datë apo e dhënë e mëtejshme zyrtare, por flitet se Riri e ka marrë shumë seriozisht këtë hap.
Njësoj si Kate Hudson apo Kim Kardashian, Rihanna po investon së shumti në krijimin e imazhit të saj si biznesmene. Urojmë që ky plan të bëhet sa më shpejt realitet. Sepse me aq sa kemi parë nga Riri, mund ta mendojmë që të brendshmet do të jenë super!