Paris Jackson është një ndër emrat më të lakuar së fundmi. Ajo lufton dita-ditës për të dhënë një mesazh ndryshe lidhur me imazhin e trupit, e kështu e kemi parë shpesh të publikojë foto duke shfaqur celulitin apo çfarëdolloj ‘defekti’ në fizik. Së fundmi, po dëgjojmë të tjera të reja nga Paris, por vetës se këtë herë gjithçka lidhet me fushën e romancës.
Nuk bëhet fjalë për ndonjë mashkull simpatik në Hollywood, pasi Jackson këtë herë i është drejtuar modeles dhe aktores së famshme, Cara Delevingne. Të dyja vajzat njihen për prirjet e tyre biseksuale, ndërsa E!News ka raportuar se Jackson dhe Delevingne janë parë duke shkëmbyer puthje gjatë një mbrëmje në Los Anxhelos. I njejti burim ka thënë se Cara është parë ulur në prehrin e Paris, teksa po tymosnin cigare jashtë restorantit ku po darkonin. Përpos kësaj, vajzat janë parë duke u përqafuar dhe kërcyer më pranë se kurrë, për të arritur në momentin e puthjes në buzë.
https://www.instagram.com/p/BgNUf3snJtR/?hl=en&taken-by=parisjackson
Javën e shkuar, 19-vjeçarja Jackson ka postuar në rrjetet sociale një foto të Delevingne në shtratin e saj, postim që e ka shoqëruar me shkrimin: ‘a r t’. Dyshohet se Paris dhe Cara shoqërohen tashmë prej muajsh, e kjo mund të vërehet edhe nga postimet e të dyjave bashkë në rrjetet sociale. Le të shohim sa do të zgjasë edhe kjo romancë e re!