Televizionet italiane në zi.
Një ndër emrat më të spikatur, Fabrizio Frizzi ka ndërruar jetë në moshën 60 vjeçare për shkak të një hemorragjie cerebrale. Lajmi i hidhur u bë i ditur nga bashkëshortja e tij, Carlotta nëpërmjet një deklarate të shkurtër ku shkruante: Faleminderit Fabrizio për gjithë dashurinë që na keni dhënë.
Fabrizio Frizzi filloi karrierën e tij në vitin 1980. Ai punoi për plot 20 vite në RAI. Më 23 tetor, u godit nga një ishemie gjatë regjistrimit të spektaklit L’Eredità dhe gjatë një inteviste që pati dhënë më herët, u shpreh se do të luftonte shumë që ta mundte këtë sëmundje, por fatkeqësisht nuk ia doli dot mbanë.
“Lufta ime me sëmundjen nuk ka mbaruar ende. Nëse do të shërohem do të tregojë me detaje gjithçka”, u shpreh ai gjatë intervistës, para se të ndërronte jetë.
Frizzi ishte i martuar me Carlotta Mantovan, me të cilin kishin 25 vite diferencë. Ata kanë së bashku edhe një vajzë 5 vjeçare, të quajtur Stella.