Ndonëse ishte një ndër aplikacionet më të rinj, kohët e fundit ishin të famshmit ata që braktisën profilet e tyre në Snapchat. Gjithçka nisi me ankesën publike të Kylie Jenner, e cila shprehu zyrtarisht mospëlqimin e ndryshimeve të reja në Snap. Kjo i shkaktoi apliakacionit një humbje prej 1.3 miliard dollarësh, e kjo nuk do të ndalte me kaq.
Pak kohë më parë, Rihanna kritikoi ashpër Snapchat, pasi këta të fundit kishin realizuar një sondazh argëtues me imazhin e këngëtares dhe Chris Brown, duke iu drejtuar këtë pyetje përdoruesve: Do të rrihnit Rihanna-n apo do të qëllonit Chris? Një situatë të tillë, Riri e përdori në favor të saj, për t’iu hakërryer aplikacionit me justifikimin se e gjitha kjo lëndondte dhe ofendonte pa masë viktimat e dhunës. Tashmë, i ka ardhur radha një tjetër personazhi për të braktisur Snap.
Bëhet fjalë për Chrissy Teigen, e cila ka bërë publik largimin nga aplikacioni nëpërmjet një statusi në Twitter. “Ndalova që përdoruri Snap. Ndryshimet, ankesat konstante të njerëzve që nuk mund të më gjenin, për më tepër sondazhi i Rihanna-s…aspak mirë”, ka shkruar Teigen, duke bërë kështu që shumë nga fansat të ndiqnin gjurmët e modeles. Duket se shumë shpejt Snapchat do të prekë fundin, bazuar në gjithçka ka ndodhur këtë periudhë…