‘Mos e pyesni kurrë një femër për moshën’, është një ndër shprehjet që dëgjojmë më së shumti, e në fakt, rrallë i drejtohemi një pyëtje të tillë, kur përballë kemi një grua apo vajzë. Kur vjen puna tek personazhet publike, shumica janë ‘të zbuluara’ nga interneti, por ka dhe nga ato që janë përpjekur ta ruajnë privatësinë në këtë drejtim. Megjithatë, jo çdo femër i trembet kalimit të viteve.
Sot, feston ditëlindjen një nga këngëtaret më ‘fashion’ shqiptare, emri i së cilës lakohet sa herë flasim për stil apo tendencat e fundit. Jonida Maliqi mund të publikojë shumë foto e video nga festa e ditëlindjes apo dhuratat e ndryshme që do të marrë sot, por postimi i fundit është ai që ka bërë më shumë përshtypje. Një tabelë rruge, ku shkruhet: ‘Limiti i shpejtësisë, 35’ dhe ikona e tortës së ditëlindjes përkrah – ka qenë kjo mënyra që Jonida ka zgjedhur për t’i uruar ditëlindjen vetes. Është një vit i veçantë, sepse të tilla janë përvjetoret, ndërsa jo vetëm ndjekësit, por edhe kolegët kanë rendur menjëherë për të uruar Jonidën.
Me siguri, nuk do të vonojë shumë kur Maliqi të postojë ndonjë dhuratë të marrë nga Dan, pasi e kemi parë shpesh vogëlushin të kujdeset për ta surprizuar të ëmën me ndonjë kartolinë apo krijim nga vetë ai. Urime, Jonidës!



















