Në prill pritet të bijë në jetë fëmija i tretë i Princit William dhe Kate Middelton. Ndonëse Kate është në ditët e fundit të shtatzënisë, nuk ka ende asnjë informacion rreth gjinisë së bebit, e aq më tepër emrit që ai do të ketë.
E ndërsa të gjithë jemi përqëndruar rreth detajeve të dasmës së Meghan dhe Harry-t, tani që data e ardhjes në jetë të anëtarit më të ri të familjes mbretërore, vëmendjen do ta marrë padyshim ai dh e tashmë ka filluar të flitet për emrin që ai mund të ketë dhe tani ka disa alternativa.
Është aluduar se bebushi do të jetë femër, ndonëse familja mbretërore nuk e ka konfirmuar zyrtarisht atë, e nëse do të jetë kështu, ajo mund të quhet: Alice, Mary, Victoria, Alexandra ose Diana, Frances dhe Elizabeth. E nëse do të jetë djalë, me shumë gjasa mund ta quajnë: Albert, Arthur, Frederic, Henry ose Philip.



















