Ndoshta nuk e keni ditur deri më tani, por ashtu sikurse shumëçka tjetër, edhe tatuazhet bazohen në tendecat e fundit. Bardh e zi, me ngjyra, punuar me detaje, minimaliste – me lindjen e rrjeteve sociale, është dhe më e lehtë të evidentosh se cilat janë tatuazhet trend në një vit apo një tjetër. Megjithatë, të dashuruarit pas artit të trupit e dinë fare mirë se një vendim i tillë merret, fillimisht, duke u bazuar në shijet personale.
Ky sezon na gjen me një tendencë të re të tatuazheve. Nëse deri më sot kemi parë përkujdesjen totale ndaj estetikës së thonjve, gjithçka duket se arrin në një tjetër nivel. Vajzat më të ndjekura të Instagramit, dhe jo vetëm, po preferojnë dita-ditës tatuazhet e vogla të realizuara poshte thonjve. Ndonëse për shumicën kjo vjen si një risi së fundmi, ne kujtojmë se një zgjedhje të tillë e kemi parë disa vite më parë nga një këngëtare shqiptare.
Bëhet fjalë për Dafina Zeqirin, e cila konsiderohet si një nga artistet vendase më të apasionuara pas tatuazheve. Duffye ka preferuar të ketë nga një tatuazh (pothuajse) të ndryshëm në secilin prej gishtave, pikërisht në zonën pranë thonjve. Asokohe, pamë Rihanna-n, e cila mbushi dorën me një punim të madh sa sipërfaqja e pëllëmbës, e më pas do të vinte Rita Ora me një zgjedhje pak a shumë të njejtë. Duket se Dafina e ka paraprirë tendencën e fundit, inspiruar nga zgjedhjet paraprake të yjeve si Riri.
Ç’mendoni për këtë trend të ri? Do e merrnit në konsideratë për ta provuar?
Rita Ora
Rihanna



















