KreuCelebrity

Këngëtarja pozon pa grim dhe vështirë të themi se njihet në fotot e reja…!

Një nga tendencat më të përhapura të grimit është makeup-i i lehtë, që pothuajse nuk vërehet aspak. Në dallim nga natyralja, edhe pse me shumë pak detaje të punuara, grimi mbetet grim. Por, si është të pozosh krejt origjinale? Shumë nga artistet nuk dinë t’i përgjigjen kësaj pyetje…

Këngëtarja në foto ka marrë guximin të shfaqet natyrshëm, për Paper Magazine, e nëse nuk po e njihni ende, ne kemi vetëm një emër: Christina Aguilera! Po, dhe ne u habitëm pa masë. Xtina njihet për natyrën e saj eksperimentuese, sidomos kur vjen puna tek grimi. Shumë e fokusuar tek theksimi i syve dhe e dashuruar pas të kuqit apo shkëlqyesve të buzëve, Aguilera vjen krejt ndryshe në setin e ri fotografik. Ajo ka realizuar shumë foto të tjera, në disa prej të cilave i rikthehet versionit që jemi mësuar të shohim gjithmonë: një Christina e mbuluar nga makeup-i.

Fansat janë entuziazmuar pa masë nga ndryshimet e fundit të Aguilera-s, duke shprehur pëlqimin maskimal ndaj kësaj nisme ‘makeup free’ që Xtina ka ndërmarrë së fundmi. Për sa i përket imazhit në tërësi, këngëtarja njihet si shembulli për t’u ndjekur, nëse preferon që fizikun ta shndërrosh siç do ti vetë. Shpesh e kemi parë me disa kilogramë më tepër, pas disa kohësh me disa kilogramë më pak, por në fund ajo mbetet një nga zërat më të bukur të tregut muzikor sot për sot, dhe jo vetëm! E mrekullushme, Christina…

A post shared by Christina Aguilera (@xtina)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF