Kylie Jenner tashmë është e zënë. Pas “zhdukjes” për disa muaj nga rrjetet sociale për shkak të shtatzënisë, ylli i ‘Keeping Up With Kardashian’ është rikthyer sërish duke postuar disa foto të mrekullueshme të vajzës së saj të vogël, Stormi.
Por përveç këtyre fotove, Kylie nuk ka reshtur të bëjë atë që që di të bëjë më mirë: të përcaktojë trende. Bukuroshja ka treguar se pas ardhjes në jetë të vajzës së saj, kishte nevojë për pak ndryshim dhe u tha flokëve të gjatë “mirupafshim”.
Sigurisht, ekziston mundësia që ajo thjesht të ketë hequr extensions ndoshta për t’u ndjerë paksa më rehat teksa mban vajzën në krahë, e cila mund t’i shohë flokët e mamit si një argëtim.
Megjithatë, ne na duket më e bukur me flokët e shkurtër, apo jo?



















