KreuCelebrity

Pas 3 vitesh, këngëtari shqiptar i jep fund martesës

Korab Shaqiri dhe bashkëshortja e tij Lulkaçela Jashari i kanë dhënë fund martesës së tyre 3 vjeçare.

Dyshimet se mes çiftit kishte një krizë, lindën që pas publikimit të këngës fundit nga këngëtari të titulluar “Dashuri e këputur”, por miqtë e tyre konfirmuan se gjithçka ka marrë fund. Lajmi nuk është konfirmuar ende nga çifti, por burime për Magazina.al, shprehen se tashmë pas ndarjes Lulkaçela tashmë qëndron më shumë në Shkup sesa në Prishtinë, ku jetonte me bashkëshortin e saj, Shaqirin. Për më tepër, ato nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Korabi dhe Lulkaçela u martuam vitin 2015, ndërsa dy vite më vonë, në 2017-ën u bënë për herë të parë prindër të djalit, Alte.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF