Pak kohë më parë, Bleona ishte një ndër emrat më të diskutuar në portale, e jo pa shkak. Ajo publikoi disa video në rrjetet sociale, ku shihej duke kryer proçesin e ngrirjes së vezëve, një metodë që u komentua negativisht nga shumica e ndjekësve. Pati replika të shumta mes saj dhe kritikave të marra nga të tjerët, edhe pse një çështje e tillë u harrua më shpejt nga ç’pritej. Ka qenë Albana Osmani ajo që e ka risjellë në vëmendje një temë të tillë, jo në mënyrë të drejtpërdrejt.
https://www.instagram.com/p/Bgn11Q5Fhq4/?hl=en&taken-by=albanaosmani1
E ftuar në ‘Në kurthin e Piter Pan’, Osmani ishte personazhi i radhës që u përball me fëmijët. Ishte një pyetje në veçanti ajo që e surprizoi moderatoren pa masë, kur një nga të vegjëlit iu drejtua: “A do t’i ngrije dhe ti vezët si Bleona?” Duke u përpjekur ta kalonte me humor të gjithë situatën e krijuar, Albana u përgjigj se do të dëshironte shumë që të ngrinte burrat më mirë. E për të lënë mënjanë humorin, ajo shprehu suportin personal ndaj këngëtares.
https://www.instagram.com/p/BgQh5b9FHTz/?hl=en&taken-by=albanaosmani1
“Ajo çfarë ka bërë Bleona është një lloj sensibilizimi për të gjitha vajzat, për të ardhmen e tyre. Unë jam pak më e vogël se Bleona, por vezët i kam ruajtur mirë në frigoriferin tim”, është shprehur Osmani, duke mos iu përgjigjur në mënyrë të drejtpërdrejt pyetjës. Megjithatë, diçka kuptuam: Albana ka qenë e përfshirë në pakicën pro çështjes së vezëve të Bleonës.



















