Viti që lamë pas ka qenë shumë i mbarë për solistin e grupit NRG Band, Besnik Qaka. Brenda një periudhë të shkurtër, ai u fejua, bëri një dasmë madhështore, e ndërsa së fundmi është bërë baba për herë të parë.
Vajza e tyre erdhi në jetë më 20 mars dhe ishte vetë këngëtari që e bëri publik lajmin nëpërmjet një foto të doçkës së vogël të saj në rrjetet sociale e ndërsa bashkangjitur saj i bëri një dedikim shumë prekës: Fryma jote e parë, na e mori tonën.
Kur kanë kaluar vetëm pak ditë nga ardja e saj në jetë, Lolita ka ndarë me ne një moment shumë të bukur të dy dashurive të saj më të mëdha në këtë jetë: bashkëshortit dhe vajzës të përqafuar me njëri-tjetrin.
Një foto shumë ‘cute’, apo jo?



















