KreuCelebrity

Dashuria e parë e Saimir Kodrës? Mos u habisni kur ta mësoni moshën!

Mbrëmjen e djeshme, edhe Saimir Kodra ka rënë në ‘kurthin’ e Piter Panëve të së hënës në Klan. Ishte personazhi i ftuar për t’u përballur me fëmijët, ndërsa imagjinata e këtyre të fundit duket se nuk ka njohur kufi. Një pyetje e sikletshem ka qenë edhe: “A je bërë synet?”, përgjigjen e së cilës Saimiri e anashkaloi aq shpejt sa mundi. Megjithatë, vogëlushët kanë arritur të zbulonin edhe diçka tjetër mjaft interesante nga jeta personale e Kodrës.

Natyrisht, kur je në moshë fare të vogël, një ndër interesat që do të dish për botën e të rriturve është dhe fusha e romancës. Një nga djemtë pjesmarrës në spektakël, e ka pyetur Saimirin: “Ke pasur ndonjë gocë shumë qejf kur ishe i vogël?” Saimiri ka qeshur, duke zbuluar se ‘dashuria’ e parë për të ka qenë një vajzë në klasën e dytë. “E kisha shumë qejf, shumë shoqe dhe bëja të pamundurën që ndihmoja e ta mbroja. Mërzitesha kur e ngacmonte dikush, por vetëm kaq…”, ka thënë Kodra, e në fakt, na surprizoi jo pak me përgjigjen e tij.

Pëlqimet e para fillojnë edhe në moshë të vogël, si në rastin e Saimirit, e duhet thënë që një rrëfim përshtatej më së miri me botën e fëmijëve në ‘Në kurthin e Piter Pan’. Duket se personazhet nuk do të shpëtojnë lehtë nga ky format!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF