Ndonëse e vogël në moshë, me bërjen president të babait të saj, Era Meta ka marrë një post shumë të rëndësishëm, atë të Zonjës së Parë.
Ajo e shoqëron babai e saj, presidentin Ilir Meta në çdo aktivitet zyrtar, me një hijeshi, elegancë dhe seriozitetin e duhur. Por së shpejti, Erën do ta shohim edhe në rolin e moderatores. Më 11 prill në sheshin ‘Skëndërbej’ do të organizohet një koncert bamirësie, nga një grup të rinjsh dhe paratë e fituara nga shitja e biletave do të ndihmojnë në kurimin e fëmijëve me kancer.
Era Meta do të prezantojë këtë koncert në krahë të moderatorit, Florian Agalliu.