KreuCelebrity

Stormi është vajza e tij? Ish- i dashuri i Kylie Jenner bëri deklaratën dhe ne nuk u çuditëm aspak

Që nga dita që u mësua se Kylie Jenner është shtatzënë (pavarësisht se nuk u konfirmua kurrë nga ajo), gojëligët nisën të hidhnin dyshime mbi atësinë e fëmijës.

Bukuroshja 20-vjeçare është prej disa muajsh në një lidhje me reperin Travis Scott, por pavarësisht kësaj, për një kohë shumë të gjatë thuhej se babai i fëmijës ishte ish i dashuri i saj, Tyga. Madje ky i fundit, bëri një postim lidhur me këtë, por që u fshi vetëm pak minuta më vonë. Megjithatë, kur kanë kaluar rreth një muaj nga ardhja në jetë e Stormit, Tyga ka reaguar për herë të parë zyrtarisht dhe ka mohuar që diçka e tillë të jetë e vërtetë.

“Unë nuk kam thënë asgjë për fëmijën apo familjen e dikujt tjetër që është e imja; dhe nuk do ta bëjë kurrë. Ju lutem, mjaft me histori false dhe sulme ndaj familjeve. Njerëzit duhet të jetojnë në paqe”, shkruan ai.

A ka ndonjë njeri tjetër që ka dyshime pas kësaj deklarate?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF