Nuk është çudi kur dëgjojmë që vajzat e sotme nuk dinë të gatuajnë.
Kohërat kanë ndryshuar, edhe ato janë po aq të angazhuara sa edhe djemtë, ndoshta edhe më shumë. E njëjta ndodh edhe në familjen e Roberti dhe të Norës. I ftuar në ‘Kush vjen për drekë’, Roberti ka treguar se në të shumtën e rasteve, ushqehen jashtë ose tek prindërit e tyre, pasi Nora nuk ka shumë kohë për të gatuar, madje madje ai e gjen veten më shpesh në kuzhinë.
“Nora nuk gatuan fare se nuk di të gatuajë mirë. Ushqehemi kryesisht jashtë sepse jemi shumë të zënë dhe drekën zakonisht e hamë tek mami. Por unë gatuaj më shpesh”, u shpreh ai.
Roberti ka treguar se edhe për rritjen e Renees, ato kanë punësuar një dado. “Pas orës 3 që vjen nga kopshti është një dado që kujdeset për të. Ne jemi të zënë, studio, palestër, fundjavave jemi jashtë dhe kur kthehemi, kthehemi të lodhur”, tregon ai.