KreuCelebrity

Një ditëlindje speciale si e Norës, ja si e ka surprizuar familja dhe Roberti!

Tre ditë më parë, Nora Istrefi ka festuar 32-vjetorin dhe gjithçka pamë nga ajo ditë ishte një urim i veçantë nga Renee. Me foton e së ëmës në duar, më e vogla e familjes ka kënduar këngën e ditëlindjes, ndërsa videon Nora e ka shpërndarë në rrjetet sociale. “E bekuar. Urimi më i mirë në jetë”, është shprehur Istrefi, por siç mund dhe ta imagjinonim, një event i tillë nuk mund të lihej me kaq.

https://www.instagram.com/p/BgvvI0yFusV/?hl=en&taken-by=_noraistrefi_

Ka qenë një festë surprizë e organizuar enkas për këngëtare, ajo që ka emocionuar Norën pa masë. Në videot e shpërndara nga vetë ajo, shihet se familja, por dhe Roberti në veçanti janë angazhuar për ta bërë 32-vjetorin edhe më të paharrueshëm. Përpos çastit të fikjes së qirinjve dhe momentit të parë kur Istrefi ka zbuluar surprizën, ajo çka bën përshtypje është një kërcim mjaft sensual mes saj dhe Robertit. Duke e shijuar muzikën në maksimum, çifti ka vërtetuar dhe një herë se dashuria mes tyre sa vjen e bëhet më e fortë.

Nora është aktualisht e angazhuar në disa koncerte brenda dhe jashtë kufijve të Kosovës, ndërsa mesa vërehet, Era nuk ka qenë e pranishme në festën e së motrës. Strefie po punon për një tjetër projekt, që pritet të dalë së shpejti.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF