Një deklaratë e saj e bërë pak ditë më parë, ku shprehej se Luana nuk është shembulli që ajo do të ndjekë në jetë, e vendosi atë në qendër të vëmendjes.
Duke qenë se Eva Muratin jemi mësuar që ta shohim si moderatore sportive, aktore, por edhe modele, nuk u ka shpëtuar pyetjeve të gazetarëve nëse së shpejti do të bëhet këngëtare, ashtu sikurse ka bërë edhe Luana. Kësaj pyetje, Eva u përgjigj: Vetëm nëse kam një projekt serioz, do i futem këngës. Sepse në treg ka boll këngëtare. Nuk është Luana te shembulli që dua të ndjek në jetë.
Por duket se kjo deklaratë është keqkuptuar ose është lexuar nga publiku ndryshe nga ajo çfarë Eva kishte dashur të përcillte, për këtë arsye moderatorja është detyruar të bëjë një sqarim se qëllimi i saj nuk ka qenë për të ofenduar Luanën.
“Unë nuk e kam në kulturën time familjare të fyej dikë. Nuk dua që njerëzit të më duan se “ia bëra mirë” dikujt, por nëse nuk e marr për shembull apo model edukimi dhe model profesional dikë, a quhet domosdoshmërish ofendim? Fatmirësisht, për brezin tim censura është vetëm një ëndërr e keqe nga komunizmi, prandaj kam lirinë e të shprehurit mendimin tim! Ne sot kemi të drejtë ta duam këdo që mendojmë se është i favorshëm për ne dhe të kemi model e inspirim kë të duam në botë. Fakti që mund të biesh pre e Fake News në 2018-ën është i trishtueshëm. Ju lutem lexuesve shkoni gjithnjë tek burimi i lajmit”, shkruan ajo.