Ella Faria, vogëlushja e Emina Cunmulaj ka festuar ditëlindjen e dytë dhe vetë modelja kishte premtuar që do të ndante me ndjekësit momentet më të bukura. E jo më kot, pasi me gjithçka ka publikuar Emina së fundmi në Instagram, mund të kuptohet fare lehtë se festa e organizuar për të voglën e familjes ka qenë sin ë një përrallë. Në një event special si ky, mësuam dhe filmin vizatimor të preferuar të Ella-s!
Tematika e festës ka qenë ‘Frozen’, ndërsa kudo shihet dekori bojqiell i ndërthurur me të bardhë. Dy vjeçarja ka veshur një mini-fustan si ai i Elsës, ashtu sikurse ka vendosur dhe një gërshet të verdhë, ashtu sikurse personazhi kryesor në film. Madje, dhe atletet e Ella-s kanë qenë Frozen, por prapa nuk mbeteshin as prindërit e vogëlushes. Emina dhe bashkëshorti kanë zgjedhur pothuajse po të njejtat ngjyra për t’iu përshtatur atmosferës, e protagonist në festë ka qenë edhe barku i rrumbullakosur i Cunmulaj, që duket se bëhet më i dukshëm dita-ditës.
Ndonëse një tematikë tipike ‘e acartë’, moti ka qenë në favor të dy vjetorit të lindjes së Ella-s, pasi gjithçka përreth duket se ndriçon nga dielli – me pak fjalë, ditë ideale për event fëmijësh. Festa është organizuar në kopshtin e shtëpisë së Cunmulaj dhe bashkëshortit, e duket se gjithçka ka shkuar për mrekulli. Urime ditëlindjen, Ella-s!