Ka vetëm një lajm të gëzueshëm së fundmi nga pallati më i famshëm anglez: Mbretëresha ka një marrëdhënie tejet speciale me Meghan Markle. Sipas të dhënave zyrtare dhe burimeve pranë familjes mbretërore, Elisabeth e pëlqen së shumti Markle dhe është përpjekur ta bëjë të ndihet sa më komode në shtëpinë e saj të re. Përpos kësaj, dihet se Mbretëresha e do së shumti Harry-n, nipin e besuar për të cilin është kujdesur gjithmonë.
Por, gjatë ceremonisë martesore, që pritet të zgjasë gjithë ditën, kreu i Kensingtone Palace nuk pritet të jetë e pranishme përgjatë gjithë orëve të ditës dhe mbrëmjes. Natyrisht, ajo do të jetë prezente në pjesët kryesore të ceremonisë, edhe pse dyshohet që mbrëmja do ta gjejë Mbretëreshën të angazhuar në festën e organizuar për hir të Meghan dhe Harry-t. Sipas burimeve të afërta, raportohet se Elisabeth nuk ka ndërmend të shpenzojë energjitë në pistën e kërcimit, pasi mosha është një tjetër faktor ndikues që nuk e lejon të lodhet më shumë nga ç’duhet.
Megjithatë, ajo është e preokupuar maksimalisht për të bërë më të mirën për nipin e saj, në mënyrë që edhe kjo të jetë një tjetër ceremoni e paharruar mbretërore. E duke marrë parasysh vitet që ka mbi supe, mund të themi se edhe kaq është boll për Mbretëreshën!