KreuCelebrity

Kriss Jenner e urren emrin ‘Stormi’, për një arsye shumë të madhe

Pas ardhjes në jetë të vajzës së Kylie Jenner, të gjithë ishim shumë kureshtarë cili do të ishte emri i saj.

Nuk vonoi dhe vetë ylli i ‘Keeping Up With Kardashian’ dhe nëpërmjet një postimi në rrjetet social na prezantoi të gjithëve me Stormi Webster, anëtarja më e re në familjen e saj. Një emër shumë i bukur dhe i veçantë. Padyshim ky emër ka marrë edhe pëlqimin e familjes, por burime për DailyMail shkruajnë se ky emër nuk po i pëlqen më mamit të Kylies, Kriss dhe shkak për këtë është bërë skandali i Trump me pornostaren, Stormy Daniels.

“Kirss Jenner e pëlqente shumë emrin Stormi kur lindi, por tani e urren! Ajo është e tmerruar dhe shpreson që skandali i saj me Donald Trump të largohet. Ky emër erdhi për të në një kohë të keqe”, u shpreh ai. Po sipas të njëjtin burim, Kriss është lodhur duke parë në tituj emrin e ‘Stormi’ për skandalin e presidentin e SHBA, Donald Trump.

Stormi erdhi në jetë më 1 shkurt. Ndonëse është vetëm disa javëshe, ajo është një ndër fëmijët më të famshëm në botë, kjo falë mamit të saj, Kylie.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF