KreuCelebrity

Albërija nuk duhet të jetë shumë e lumtur! Vajza e saj sapo i zbuloi sekretin e bukurisë

Vitet kalojnë, po për Albërie Hadërgjojnë duket se jo. Ndonëse është 42 vjeç pamja e saj fizike, apo format trupore nuk e reflektojnë aspak moshën e vërtetë. Nëse do e takonim për herë të parë, kurrsesi nuk do t’i jepnin aq vite.

Megjithatë, të mbajturit trupin në formë nuk është aspak e thjeshtë dhe sekretin e saj të bukurisë, Albëries ia zbuloi vajza e saj e madhe, Agnesa Hadërgjonaj. E ftuar në ‘Shiko Kush vjen për drekë’, Agnesa është shprehur se për shkak të angazhimeve të shumta, por edhe për mungesë vullneti, nuk kujdeset shumë për format e saj trupore, ndryshe nga mami i saj.

“Shiko mamin, më thotë, një gotë ujë të nxehtë me limon dhe një gotë vaj ulliri. Asgje tjetër gjithe ditën’, u shpreh Agnesa.

Epo bukuria kushton…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF