KreuCelebrity

E vetmja arsye për të cilën Nora do të ndahej nga Roberti

Shpesh herë një marrëdhënie është e shoqëruar me me zënka të mëdha dhe të vogla në çift dhe padyshim në ato momente gjëja e parë që na vjen ndërmend është ndarja.

Me kalimin e kohës, kur nervat nuk janë në kulmin e tyre, e kuptojmë që kemi bërë shumë gabim dhe nuk kemi sërish të njëjtin mendim që kishim menjeherë pas zënkës. Por e keni mnduar ndonjëherë se cila është arsyeja që do t’ju bënte të ndaheshit nga partneri? Tradhtia? Sigurisht që po! Kjo është edhe përgjigja e shumicës nga vajzat, (u përgjigjëm ne për ju) por edhe e Norës.

Këngëtarja bukuroshe ka qenë e ftuar “Nd’rrimin e Natës” në Klan Kosova e pyetur se cilat do të ishin tre arsyet që do ta bënin të ndahej nga Roberti, Nora ka dhënë vetëm një, përsëritur tre herë: Tradhtia, tradhtia, tradhtia…

Nora dhe Roberti janë bashkë prej më shumë dhe 10 viteve, e ndërsa martesa e tyre është bekuar edhe me një vajzë të vogël të quajtur Renee.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF