KreuCelebrity

Gazetarja i shpreh publikisht dashurinë Luanës: Të duam, edhe pse s’e pranojmë me zë dhe figurë

Luana Vjollca është një ndër femrat e pakta të ekranit e cila duhet dhe “urrehet” njëkohësisht.

Disa e akuzojnë për ndërhyrjes e saj, sipas të cilëve janë të tepruar, e ndërsa shumë të tjetrë duan të jenë si ajo. Është padyshim një ndër femrat më seksi në Shqipëri, me forma trupore perfekte e ndërsa karriera e saj përgjatë këtyre viteve ka ardhur vetëm në ngjitje. Teksa ajo poston foto në Instagram, është e pamundur që të mos gjesh komente, më të shumta nga vajzat, që e kritikojnë, por ka edhe komente të tilla, ndonëse paksa më të rralla, si rasti i gazetares Kozeta Turishta, e cila i ka shprehur dashurinë dhe nuk ka nguruar të flasë me superlative për të.

“Dhe ne të duam ty, dhe pse nuk e pranojmë me zë e figurë, por në heshtje të adhurojmë pafund për forcën dhe vendosmërinë për t’u bërë një superstar nga mundi e puna jote e palodhshme se përndryshe nuk t’i fal kush kot “1 milionë” dashamirës besnikë. Të dua vajzë!”.

Nuk ka munguar edhe përgjigja e Luanës, e cila e ka falenderuar për këto fjalë të ëmbla, duke vënë theksin se në ditët e sotme ajo që mungon është pikërisht mbështja femrës për femrën. “Kozeta ti je një shpirt i bukur që meriton SHUMË! Më le pa fjalë… E di që një ditë jo fort larg do të të shoh në majë, aty ku meriton të jesh prej kohësh! TË DUA! Faleminderit që je një FEMËR që i do dhe i mbështet FEMRAT, frymëzim!.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF