KreuCelebrity

Dua Lipa flet hapur për ngacmimet seksuale në karrierën e saj

Dua Lipa do të jetë në kopertinën e revistës GQ që do publikohen në 5 prill.

Kur kanë mbetur pak ditë nga publikimi, një pjesë e intervistës është është shpërndarë në pothuajse çdo media. Këngëtarja me origjinë shqiptare është ndalur të flasë se si është të qenurit grua në karrierë, vështirësitë që ka hasur vetëm për faktin që është femër, por gjithashtu është pyetur edhe nëse ka pasur ngacmime seksuale, si historitë që kemi dëgjuar pak kohë më parë që pushtuan Hollywood-in.

Jam me fat që nuk kam përjetuar ndonjë ngacmim të rëndë seksual gjatë kësaj rruge. Por fushata #MeToo është shumë e rëndësishme. E dini, qysh në shkollë, duke u rritur në përqafime apo ndonjë gjë tjetër, është ngulur në kokat tona që djemtë do të jenë djem dhe nuk është lënduese dhe punë e madhe nëse ata na thonë këto gjëra. Ashtu sikurse pëshpërimat, për dikë mund të mos duket shumë, por kjo ndikon në gjendjen e juaj, njerëzit ngacmohen edhe me mënyrën për veshjen.

22-vjeçarja ka zbuluar edhe se çfarë duhet të presim nga albumi i saj, për të cilin po punon.

“Është sikurse një vallëzim në vaj. Është një album pop me të cilin do të jeni në gjendje të vallëzoni, por shumica e këngëve janë balada romantike që do ju bëjnë të qajnë. Shumëkujt do i thyhet zemra dhe do të këtë edhe pak manipulime me emocione”, tregoi Dua.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF