Është një ndër emisionet më të ndjekura të së dielës, që prej vitesh nuk i mungon ekranit shqiptar. Mbushur me rubrika nga më të shumëllojshmet, ‘E Diela Shqiptare’ përpiqet të sjellë risi sezon pas sezoni. Këtë herë, stafi ka rikthyer një rubrikë interesante, që e kemi parë edhe më parë.
‘Për drekë me mua’, nën kujdesin e Blerina Bombaj vë në fokus personazhet vendas, teksa këta të fundit shfaqin aftësitë e tyre në gatim. Data 8 e muajit të ardhshëm do ta gjejë ‘E Diela Shqiptare’ me këtë pjesë të re të shtuar programit, ndërsa detaje të tjera ka zbuluar vetë Ardit Gjebrea. Nëpërmjet një fotoje të postuar në Instagram, shihet se të ftuarit e parë janë Arjola Shehu, Erion Isai dhe Bes Kallaku.
Gjebrea ka ndarë dhe një video nga prapaskenat, ku Besi ngre shumë tonalitetin e zërit, duke trembur kështu operatorin e audios. Me pak fjalë, ‘E Diela Shqiptare’ e pret pranverën ndryshe!