Të pasurit në krahë një mashkull shumë të bukur, për femrën nuk është aspak e lehtë. Burak Ozçivit është një ndër aktorët më të bukur në planet i cili numëron mijëra ndjekës në mbarë botën dhe është i lakmuar nga të gjitha vajzat, kështu që për hir të së vërtetës xhelozinë e Fahriye Evcen e mirëkuptojmë.
Kemali siç ne e njohim për shkak të rolit të tij shumë të sukssesshëm ne serialin turk ‘Dashuri e Pafund’ po bën xhirimet e një reklame së bashku me këngëtaren rumune, Inna të cilat janë planifikuar që të zgjasin rreth dy javë. Mediat turke, shkruajnë se Fahriye ka vendosur që të mos e lërë vetëm bashkëshortin e saj në këtë udhëtim dhe kanë fluturuar të dy së bashku drejt Rumanisë. Sipas tyre, aktorja është aq xheloze sa nuk e ka lejuar që ta ndjekë në Instagram.
Burak Ozçivit dhe Fahriye Evcen lidhën kurorë në një dasmë madhështore të mbajtur verën e kalur në Turqi. Është përfolur shumë që çifti është ndarë, por ishte aktorja bukuroshe që pushoi të gjithë zërat nëpërmjet një fotoje të postuar në Instagram krah Burak.