KreuCelebrity

Të reja nga Era, këngëtarja pyet fansat: “Jeni gati…?”

Mund të duket se nuk po dëgjojmë asgjë nga Era së fundmi, por këngëtarja ka qenë e zënë me një angazhim në veçanti përgjatë gjithë kësaj kohe. “No I Love Yous”, e cila erdhi si bashkëpunim me French Montana-n u prit me padurim nga fansat, ndërsa para pak ditësh Strefie surprizoi përsëri. Një tjetër projekt pritet të publikohet nesër, e deri më tani dimë jo pak për këngën.

https://www.instagram.com/p/BgZPCdyjS2l/

Era publikoi pak ditë më parë një video, ku shihej vetëm një letër rozë që krijonte forma të ndryshme nëpërmjet xhirimit ‘stop-motion’. Jo më kot Strefie kishte zgjedhur këtë mënyrë për të lajmëruar krijimin e ri, pasi kënga titullohet ‘Origami’. Me aq sa kuptohet, ky projekt do të jetë i një natyre ritmike dhe natyrisht, do të vijë në versionin anglez. Strefie njoftoi se surprizën do ta publikojë më 30 mars, e mesa duket do ta mbajë fjalën.

https://www.instagram.com/p/BgmA-s4D6h-/

Ajo ka postuar një pjesë të videos në InstaStory, me mbishkrimin: “A jeni gati për nesër?” Fansat kanë shprehur entuziazëm lidhur me këtë të re nga Era, e të tjerë po aludojnë se suksesi këtë herë do të jetë i njejtë me “Bon Bon”.

https://www.instagram.com/p/BgoNZs3jmwG/

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF