Këngëtarja Dhurata Dora është gjendur në një moment shumë të vështirë. Bukuroshja ka qenë në një koncert me shqiptarët që ndodhen në Gjermani dhe në një moment ajo është detyruar të ndërpresë këndimin, pasi një grup djemsh kanë përfunduar në përleshje fizike.
Gjithçka po shkonte shumë mirë, të gjithë të pranishmin po këndonin njëzëri këngën ‘Shqipërianë e dua’, kur papritur turma nisë të shpërndahet e të bërtasë dhe në qendër të klubit ishin tre djem duke u përleshur me njëri-tjetrin. Këngëtarja u detyrua që të ndërpresë koncertin, e ndërsa është dashur ndërhyrja e sigurimit për të qetësuar situatën.
Një nga të pranishmit ka bërë video nga momenti dhe më pas e ka shpërndarë atë në rrjetet sociale.