KreuCelebrity

Një ditëlindje ndryshe për Eneda Tarifën! Këngëtarja suprizohet në ‘The Voice Kids’

Një ditëlindje jo si të gjithë të tjera.

Për Eneda Tarifën, por edhe për të gjithë, mbrëmja e djeshme e ‘The Voice Kids’ nisi ndryshe. Pyetja e Ledionit “si ndihesh Eneda’ la të nënkuptonte që një surprizë ishte përgatitur për të. Të gjithë e kuptuan, por këngëtarja jo, për këtë arsye Ledioni u “detyrua’ që ta modifikonte pytjen nga “si ndihesh Eneda” në “Të pyeta si ndihesh pas një viti…” dhe më pas në sfond u lëshua muzika e ditëlindjes.

Kjo ditëlindje për të ishte shumë ndryshe, në sy të një publiku të gjerë, por edhe pranë fëmijëve dhe stafit të ‘The Voice Kids”. Ajo kryqëzoi gishtat, që shumë prej nesh, për të mos thënë të gjithë e bëjnë në momentin që mendojmë një dëshirë.

Por cila ishte dëshira e saj? Nuk tregohet, se për ndryshe nuk realizohet.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF