Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez duket se e kanë marrë seriozisht lidhjen e tyre. Natyrisht, duke marrë parasysh listën e historive të dashurisë së artistes, të gjithë dyshojnë se dhe Rodriguez do t’i vijë koha të jet ëish-i radhës. Por, kjo nuk e ka ndaluar J-Lo të hedhë një hap më shumë me partnerin aktual.
Çifti ka bërë një blerje prej 15.3 milion dollarësh, para të investuar për pronën më të re në New York. I pozicionuar në një godinë në Manhattan, apartamenti gjendet në katin e 36-të, në pallatin më të lartë në Western Hemisphere. Tre dhoma gjumi, katër tualete dhe një soxhorno gjigante – ky është ambienti ku ka vendosur të qendrojë J-Lo dhe Rodriguez. Me aq sa dihet deri më tani, blerja e një hapësire të tillë është vjen bashkë më mënyrën e jetesës sipas kushteve tipike prej të famshmi. Me pak fjalë, çifti ka në dispozicion edhe një parking privat, shef kuzhine personal për të tre vaktet, studio aerobie, sauna, sallë kinemaje dhe ashensor privat.
Një investim të ngjashëm, Jennifer e bëri dhe gjatë martesës me Marc Anthony, kohë kur bleu një papafingo pikërisht në New York. Pas ndarjes, këngëtarja e shiti pronën, ndërsa tani mbetet për t’u parë se si do të shkojë marrëdhënia me Rodriguez. Shtëpi marramendëse, apo jo?



















