KreuCelebrity

The Weeknd një album dedikuar Bella Hadid dhe Selena Gomez…sapo na tha disa të fshehta

Ka pasur dy nga vajzat më të bukura dhe më të famshme në botë, këshu që patjetër The Weeknd ka disa gjëra për të na treguar lidhur me marrëdhënien e tij me Bella Hadid dhe Selena Gomez.

Me modelen 21 vjeçare ka qenë në një marrëdhënie rreth 2 vjeçare, ekzaktësisht nga fillimi i vitit 2015 deri në fund të 2016, e ndërsa lidhja me Selenën ka zgjatur me muaj, nga janari i 2017 deri në tetor të këtij viti. Thuhej se ndjenjat për Bella Hadid kanë ekzistuar gjithnjë tek këngëtari dhe në albumin e tij më të fundit, ‘My Dear Melancholy’ duket se ai është gati për një ribashkim me të.

Ja çfarë shkruan ai për Selena Gomez: Unë nuk dua të dëgjoj që ti po vuan/ Ti nuk po vuan më. Mendohet se kjo frazë ka të bëjë me operacionin e saj të transplantit të veshkës. Ai gjithashtu u referohet edhe spekulimeve për marrëdhënien e tyre: Ato thonë se dashuria jonë ishte vetëm një lojë/ Mua nuk më interesojnë se çfarë thonë.

Ndërkohë, në këngën “Wasted Times” ai thotë: ti ishe një kalorëse dhe kalërove si një kampione. Bella Hadid është e njohur për dashurinë e saj për kuajt, kështu që kjo frazë mendohet se i dedikohet asaj. Ndërkohë në frazën “edhe pse kalova kohë me dikë tjetër, ajo nuk ishte sa gjysma jote”, mendohet se i dedikohet Bellës. Pra zgjodhi modelen dhe jo Selenën.

Kënga “Call Out My Name” duket se është dedikim vetëm për Selenën. “Ne gjetëm njëri-tjetrin, të ndihmova që të merrje veten nga ndarja, ti më dhe rehati, por re pre e gabimit tënd.

Pritej kjo ‘hakmarrje’ nga The Wekknd…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF