Kur përmendim Adelina Tahirin gjëja e parë që na vjen ndërmend është jeta e saj e rrethuar nga luksi.
Këngëtarja vijon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave rozë dhe kësaj radhe as për fejesës, as për historinë e dashurisë me avokatin më të pasur në Maqedoni apo për diferencën e tyre të madhe në moshë, por as për shtatzëninë. Kësaj here, Adelina na rrëmbeu vëmendjen me dhuratën e shtrenjtë që kishte marrë e që nuk ka nguruar ta ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Nuk e ka treguar se kush është dhuruesi, por nuk mendojmë se është dikush tjetër përveç se bashkëshorti i saj, Serjonza Markov. Ah, po çfarë i ka dhuruar? Një makinë Mercedez-Benz i bardhë për nënën e fëmijës së tij. A ka më bukur se kaq?
Adelina është në pritje të një fëmije dhe barku i saj i rrumbullakosur ka nisur të duket lehtësisht. Çifti së shpejti do të bëhen prindër të një djali.



















