KreuCelebrity

Nëse je nënë dhe s’mendon si Vesa kur sheh këtë pamje nga fëmija yt…atëherë ka diçka që nuk shkon me ty

Sa herë mund ta keni privuar fëmijën tuaj nga ndonjë lojë që ai pëlqen vetëm për faktin se keni menduar që nuk keni rroba të tjera me vete për ta ndërruar nëse bëhet pis, apo se djersitet shumë dhe më pas do të ftohet?

Na lejoni të përgjigjemi ne për ju…shumë herë. Edhe me Vesën ka ndodhur e njëjta gjë. Këngëtarja ka postuar një video shumë të bukur të Liamit i cili po luan rreth një shatërvani, ndërkohë që mendojmë se nuk është e nevojshme që t’ju themi se ai është lagur nga koka tek këmbët. Është një pamje fantastike që nuk kënaqesh duke e parë teksa ai kënaqet. Por në vend që të bëjë këtë gjë, në kokën e Vesës kalonin mendime si: po ftohet, po frynë erë, nuk ka peshqir me vete, s’ka këpucë të tjera…ndërkohë që termometri shënon 25 gradë celcius.

Vesa dhe Big Basta janë zhvendosur prej disa muajsh në Zelandën e Re. Nga postimet e saj deri më tani, kemi kuptuar që çifti synon që të jetë pjesë e botës së muzikës, por kjo do të shihet në ditët në vijim.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF