KreuCelebrity

Këngëtarja shqiptare: Mos ma qani hallin mua, sapo mbylla një kontratë 20 milion $

Nuk e dimë kush “ia paska qarë hallin” Albërie Hadërgjonajt, por për të gjithë ju që e këni bërë këtë, ajo ka një përgjigje. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja shkruan: Mos ma qani hallin mua,…dhe sa për ata që më kanë inat: sapo mbylla një kontratë 20 milion dollarëshe!


Albërie Hadërgjonaj është shkëputur për një periudhë shumë të gjatë nga Shqipëria. Ajo nuk ka qenë më prezente me klipe apo koncerte muzikore, megjithatë postimi i mësipërm sapo na la të kuptonin se nuk po bën aspak pushim, por përkundrazi po punon aq fort sa, fitimet që merr nga puna kapin këto shifra marramëndëse.


Nuk përjashtohet mundësia që të jetë një postim ironik, por gjithsesi kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim…Mos Albëria po synon të jetë pjesë e tregun muzikor ndërkombëtarë? Nëse po, ne do ishim shumë të lumtur.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF