Jo më larg se mbrëmë, Era paralajmëroi fansat për publikimin e këngës së re më 30 mars. Dita erdhi dhe Strefie e mbajti premtimin. Artistja ka publikuar në rrjetet sociale një pjesë të këngës, bashkangjitur me link-un ku mund ta dëgjojë çdokush.
https://www.instagram.com/p/BgmA-s4D6h-/
Këtë herë, Era ka bashkëpunuar me Maphorisa-n, duke treguar kështu se nuk do të heqë dorë nga projektet e përbashkëta me emra ndërkombëtarë. ‘Mund të dëgjohet nga çdo platformë’, ka shkruar Strefie, teksa ka ndarë me ndjekësit një pjesë nga krijimi i ri. Nisur nga zhanri i këngës, mendohet që suksesi i ‘Origami’ do të jetë i njejtë me atë të ‘Bon Bon’.
https://www.instagram.com/p/BgoNZs3jmwG/
Kënga e parafundit e Erës nuk solli famën e shumëpritur, edhe pse artistja postonte shpesh klasifikime në lista ndërkombëtare. Tashmë, mbetet vetëm për t’u parë suksesi i ardhshëm i Strefie-t!
https://www.instagram.com/p/Bg8gxRejeZ9/



















