Pranvera me një lule nuk vjen, sepse Ermali ka dy dashuri të veçanta në familje. Ami dhe Sia, vajzat e vetme të familjes, i janë bashkuar shëtitjes me Mamaqin në një ditë plot diell si kjo. Aktori e ka postuar foton pak minuta më parë, ndërsa përshkrimi është tipik prej babai që po përjeton emocionet e para të ardhjes në jetë të vajzës.
“Me gocat”, ka shkruar ai, ndërsa e ka shoqëruar frazën me dy ikona zemre. Komentet kanë qenë të menjëhershme, e duhet theksuar se postime të tilla vihen re rrallë nga Ermali. Ai njihet për fotot e videot plot humor dhe momente si ky tërheqin vëmendjen e plotë të ndjekësve, e jo më kot. Natyrisht, fytyrën e Sias nuk e kanë zbuluar këtë herë dhe gjithçka duket është karroca e mbuluar.
Ardhja e Sias në jetë bëri jehonë në rrjet, jo vetëm prej lajmit të gëzueshëm, por edhe imazhit të publikuar nga Mamaqi. Kjo po që quhet ditë pranvere!



















