KreuCelebrity

Besi tregon pak nga shtëpia e tij dhe e Xhensilës, ja disa nga imazhet

Ndonëse tani më pak të komentuar në këtë aspekt, sidomos pas dasmës verën e kaluar, të gjithë vërejtën luksin që rrethon Xhensilën dhe Besin. Pas lajmit për pritjen e ëmbël, vëmendja u fokusua edhe më shumë tek çifti. Duke qenë se të dy janë të përfshirë në botën e artit, projektet e reja janë fokusi i Xhensilës dhe Besit.

Thamë që Kallaku do të ishte një ndër të ftuarit e parë në rubrikën ‘Për drekë me ne’ tek ‘E Diela Shqiptare’. Në kuadër të këtyre përgatitjeve, Besi ka ndarë një video në InstaStory, ku shihet duke përgatitur diçka në kuzhinë. Këtë herë, përveç humorit të aktorit, vëmendjen e kanë tërhequr imazhet e shkëputura nga shtëpia e çiftit. Xhensila dhe Besi kanë preferuar të bardhën, si për mobiljet, ashtu dhe për ambientin përreth.

Fansat janë fokusuar më së shumti në këtë aspekt, për të zbuluar më tepër rreth jetës private të çiftit. Si ju duket zgjedhja e Xhensilës dhe Besit?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF