Bashkëshortja e tij, Leonita feston ditëlindjen dhe kurrsesi nuk kishte se si të mungonte një urim nga Granitit, i cili ndryshe nga vëllai i tij i madh Taulanti, e shpreh më tepër në publik dashurinë.
Mirëpo teksa pamë postimin e tij, nuk po arrijmë dot që të gjejmë fjalët e duhura për të përshkruar urimin fantastik që ai ka bërë. Fjalë më të bukura, dedikime më të ndjera se këto nuk kishim parë deri më tani.
“Gëzuar ditëlindjen zemra ime. U bëfsh edhe ? vjeç. Zemër ti më dhe gjithçka që më mungonte, ti më qëndron pranë në çdo moment, fjalët janë të pakta për ty, por dije që të dua shummm shummm?. Kjo ditë zemër është një ditë shumë speciale jo vetëm për ty, por edhe për mua. Ti je gjithçka për mua. Faleminderit Zot që më bekove me një njeri si ti. Të dua shumë bukuroshja ime dhe ishalla o Zot jemi përjetë bashkë . Të uroj me shpirt çdo të mirë në këtë botë. Të premtoj që gjithmon do jem pranë teje, si në të mirë, ashtu edhe në të keq. Gëzuar ditëlindjen ëngjëlli im! Te duaaaaaaaa pafund Bebbillino jem”, shkruan ai.
Na ka lënë pa fjalë me këtë urim, bravo Granit…



















