KreuCelebrity

Jo vetëm për Bella-n dhe Selenën, The Weeknd ka dy fjalë edhe për Justin Bieber

Kur të gjithë po flisnin për një ribashkim të mundshëm (dhe në fakt kështu rezultoi) të Selenës dhe Justin, The Weeknd ishte shumë i qetë dhe nuk pamë as reagimin më të vogël nga ana e tij.

Por siç thotë populli: Hakmarrja është një pjatë që shërbehet e fohtë. Kur kishim menduar se gjërat kishin shkuar në vendin e vetë, The Weeknd bën publikimin e albumit të tij më të ri të titulluar “My Dear Melancholy”, ku jo vetëm ishte një dedikim për Bella Hadid dhe Selena Gomez, por edhe për Justin Bieber.

Në këngën “I Was Never There”, duket se do të tregojë se është prekur shumë kur Selena u kthye me ish-in e saj, sikur marrëdhënia e tyre të mos kishte ndodhur kurrë.  Në frazën “nuk të dëgjoj më atë” duket se i referohet lajmeve lidhur për rikthimin e Selenës në krahët e Justin, apo kur shprehet “Ato thanë që lidhja jonë ishte thjesht një lojë, unë nuk dua ta di”, tregon indiferentizmim për atë që thuhet për lidhjen e tij me Selenën.

Sa shumë të fshehta që mbart ky album..

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF